FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Festivali i ujit (VIDEO)

Banorët në kryeqytetin armen, Jerevan kanë mbushur rrugët me kova dhe shishe uji në duar, ndërsa festojnë festën më të hareshme të kalendarit armen, festivalin e ujit Vardavar.

Me temperaturat e verës në mbi 30 gradë celcius, banorët lokalë nuk e humbën mundësin për të marrë në shënjestër dhe për të sulmuar njëri-tjetrin, me kovat e ujit të mbushura plot, apo me çdo mjet tjetër të mundshëm.

Ky festival daton që nga kohët pagane të historisë armene. Është i lidhur me ujin dhe perëndeshën e pjellorisë Astghik. Armenët, zakonisht ofronin trëndafila, që quhen vard në armenisht, për të përfituar vëmendjen e saj, e ndaj ata e quajtën ditën Vardavar.

Swiss Digital Desktop Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=nRPinMq3-LI” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?