Festivali ku vriten qentë dhe sipas traditës mishi hahet (Pamje të rënda)

Një festival i çuditshëm dhe çnjerëzor. Festivali vjetor “Yulin”, në të cilin vriten mijëra qen dhe më pas konsumohen, do të mbahet edhe këtë vit pavarësisht nga dënimi i gjerë ndërkombëtar. Rreth 10,000 qentë u vranë vitin e kaluar për mish gjatë 10 ditëve të festivalit, që mbahet si gjithmonë në Guangxi Zhuang të Kinës.

“Aktivistët pohojnë se praktika mbetet mizore dhe për këtë ata përmjet një peticioni, grumbulluan 2.5 milion nënshkrime thirrje që të ndalohet, por zyrtarët e qeverisë vendore deklaruan se është një organizim nga bizneset private dhe se ata janë nuk janë në gjendje për ta parandaluar atë”.

Vitin e kaluar, u organizuan disa protesta nga organizata të ndryshme dhe u duk se kjo traditë do të merrte fund.  Por, zyrtarë të qytetit Yulin, theksojnë se nuk ka asnjë vendim që do të ndalojë konsumin e mishit të qenit këtë vit, pavarsisht protestave.  “Ky festival është një traditë lokale dhe autoritetet nuk janë në gjendje që t’a ndalojnë” u shpreh një zyrtar i qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shitësit e mishit thonë se kafshët vriten në mënyrë humane por ata që e kundërshtojnë ngjarjen thonë se qentë janë duke u kthyer në biznes pasi mishi i tyre shitet në rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizata e cila udhëhoqi peticionin, pohon se kafshët lihen disa ditë pa ushqim dhe ujë. Kritikët thonë se festivali nuk ka asnjë lidhje kulturore, ndërsa avokatët thonë se tradita e ngrënies së mishit të qenit daton që prej 500 vitesh në Kinë dhe vendet e tjera aziatike.

Më herët u përfol se do të ndalohej konsumi i mishit të qenit në këtë festival por që nxiti një valë zemërimi mes banorëve të qytetit Yulin, të cilët hodhën akuzua ndaj qeverinë, pasi sipas tyre “po ndërhyn në privatësin dhe të drejtat e tyre, në përzgjedhjen e asaj çfarë hanë”. Konsumi dhe shitja e mishit të qenit është e ligjshme në Kinë.

Burimi: Indenpedent/Përshtati: Redjon Shtylla

  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?