Filipine, pritet shpërthim i fuqishëm nga vullkani Taal

Dhjetëra institucione përfshirë shkolla dhe spitale janë mbyllur në kryeqytetin filipanas, Manila, për shkak të hirit vullkanik që ka përfshirë qytetin.

Vullkani Taal ndodhet rreth 70 kilometra larg Manilas dhe autoritetet paralajmërojnë se një shpërthim i fuqishëm mund të ndodhë prej tij “brenda orësh ose ditësh”, dhe shtojnë se ai mund të shkaktojë dhe tsunami.

Specialistë nga Instituti vendas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë bëjnë me dije se shpejtësia e aktivizimit të vullkanit i kapi të papërgatitur dhe shtojnë se kanë pikasur magmë që mund të dalë në sipërfaqe nga momenti në moment.

Taal është vullkani i dytë më aktiv i Filipineve dhe për herë të fundit ka shpërthyer më 1977.

SHKARKO APP