Filipine, qindra njerëz në rradhë për të blerë hamburgera të lirë
Skena kaotike janë shkaktuar në një Fast Food në Filipine, pasi qindra njerëz konkuronin për ofertën e kufizuar, atë të uljes së çmimit të hamburgerave. U njoftuan se 80 klientët e parë do të merrnin hamburger me çmimin 8 pesos nga 149 pesos.
Pamjet tregojnë sesi njerëzit shtynin njëri-tjetrin drejt hyrjes, duke pritur që dyqani të hapte dyert. Në momentin që dyert u hapën, njerëzit u vërsulën brenda, ndërkohë që dëgjohen ulërima.
“Zark’s Burger” kërkoi falje në Facebook: “Kërkojmë ndjesë për problemet që solli dëshira jonë për të festuar 8-vjetorin e lindjes sonë”.
KOHA JONË SONDAZH

