Filmat aksion, arma më e re e ISIS (VIDEO)
ISIS ka publikuar një video propagandë ku jepet një pushtim i plotë i Washington-it. Grupi terrorist ka përdorur këtë herë si propagandë të ideve të tyre pjesë nga filmat aksion të Hollywood-it.
Videoja 5-minutëshe fillon me një skenë të shkëputur nga filmi “London has fallen”. Ky film zhvillohet në bazë të një komploti ku pas vdekjes së kryeministrit, në Londër mblidhen gjithë përfaqësuesit e botës. Komploti ka të bëjë më vrasjen e gjithë udhëheqësve të pranishëm në funeral.
Shihen avionë të ISIS që hapin zjarr mbi civilët në rrugët e qytetit dhe në fund sulmohet Shtëpia e Bardhë.
KOHA JONË SONDAZH

