Filmon të shoqen duke vdekur për 8 minuta dhe nuk lajmëron ndihmën e shpejtë, pikëpyetjet e kunetërve
Sara nuk arrinte që të merrte frymë, rënkonte dhe nuk kishte fuqi për të kërkuar ndihmë. I shoqi, nuk i vinte në ndihmë, nuk lajmëroi ndihmën e shpejtë, por e filmoi gjithë agoninë për tetë minuta me radhë. Vetëm pasi i mati tensionin, kuptoi se gruaja kishte vdekur.
Disa fragmente të videos, të xhiruara në 3 qershor 2015, pas vdekjes së Sara, u transmetuan gjatë emisionit italian “Chi l’ha visto”, ku gjatë tij, katër vëllezërit e gruas, bën një apel ndaj Prokurorisë që të hetohet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Sara Aiello ishte 36 vjeçe, i përkiste një familje sipërmarrësish nga Pimonte, jetonte me të shoqin në Pompei dhe kishte dy vajza të vogla. Gjatë kohëve të fundit kishte ndryshuar, siç thonë familjarët, pasi kishte shpeshtë gjendje të fikëti, ndërsa njëri nga vëllezërit akuzon kunatin si posesiv.
Burri i cili e dorëzoi spontanisht videon tek hetuesit pas vdekjes së Sara, shpjegoi se nuk mendonte se kriza mund të ishte fatale. Kur familja e saj, mësoi për ekzistencën e filmimeve disa javë më vonë, e pyeti se pse e kishte filmuar, por ai u justifikua duke thënë se kishte qenë mjeku ai që i kishte thënë se duhet ta filmonte krizën, në mënyrë që të dinte të jepte një diagnozë të saktë.
“Ne i kërkojmë Prokurorisë që të zhvarrosë trupin dhe të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Duam të dimë kush është fajtori”, thonë vëllezërit. Sara u varros pa iu bërë autopsia, pasi vdekja e saj u klasifikua si natyrale, duke i’a atribuar një patologjie për të cilën 36-vjeçarja nuk kishte dijeni. Ekspertët e kontaktuar nga familja, pasi panë videon menduan se vdekja e saj mund të ishte shkaktuar nga ndonjë helmim me cianur, një prej helmeve më të rrezikshme. Vdekja e parakohshme e Sara, shkaktoi edhe vdekjen e nënës së saj, e cila verën e kaluar u nda nga jeta, pas një periudhe të gjatë dhimbjeje.
/Ora News