Finalja Roma-Sevilla! Tension në Budapest, 3 tifozë të plagosur dhe 7 të arrestuar

Roma do të përballet me Sevilla në finalen e Budapestit për kupën e dytë europiane në dy vite, me sfidën që pritet të jetë emocionuese teksa trajneri portugez dhe spanjollët nuk humbasin kurrë finalet. Mediat italiane raportojnë për tre tifozë të plagosur në përleshje dhe shtatë të arrestuar.

Policia hungareze tha se një tifoz spanjoll dhe një tifoz suedez u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm pas një përleshjeje në rrugët e qytetit.

Nga ana tjetër, u arrestuan shtatë, të gjithë me kombësi polake, duke konfirmuar frikën e konvergjencës së ultrasve të kombësive të tjera për të nxitur incidente.

SHKARKO APP