”Financial Times” thyen mitin, për herë të parë do drejtohet nga një grua

“Financial Times” emëroi sot Roula Khalaf, drejtoreshë në redaksinë e saj, kjo është gruaja e parë në këtë pozitë në më shumë se 130 vjet histori të së përditshmes britanike konsideruar si Bibël për mijëra ekonomistë.

“Drejtori aktual i redaksisë Lionel Barber, në këtë post që prej 14 vitesh, do të largohet nga posti i tij duke u zëvendësuar nga zëvendësja e tij”, theksoi gazeta në një komunikatë.Në Twitter, gazetarja u shpreh e mrekulluar për emërimin e saj si drejtoreshë në redaksinë e ”Financial Times” duke e cilësuar si privilegj, raporton ATA.

Gazetarja, e lindur në Liban, dhe e cila ka punuar në Lindjen e Mesme gjatë “pranverës Arabe” është e njohur gjithashtu për punën e saj në kërkim të një audience më femërore.Presidenti i grupit japonez “Nikkei”, i cili posedon “Financial Times” që prej vitit 2015, Tsuneo Kita, theksoi se i akordonte Roula Khalaf të gjithë besimin për të vazhduar misionin e  “Financial Times”, që është sipas tij të sigurojë një gazetari cilësore pa frikë dhe komplekse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?