Firma qeras punëtorët, i çon për pushime në Karaibe
Kështu është kur shefi i “çon në det” të gjithë punëtorët. Stafi menaxhues i një firme italiane të softwer-it është aq i kënaqur me të punësuarit saqë ka vendosur që të gjithë t’i çojë në det! Dhe jo në çfarëdo deti, por në Karibikun e largët. Bëhet fjalë për kompaninë “Lasersoft” nga Rimini i Italisë, e cila po e feston 30 vjetorin e themelimit me një ftesë zemërgjerë: të gjithë, 25 punëtorët do të kalojnë një javë përrallore në Karibe. Por prej nga gjithë kjo zemërgjerësi? “Pasi pa ata ne nuk do të ishim rritur kaq”, thonë Antonio Piolanti dhe Marco Pesaresi nga stafi i kompanisë, për gazetën lokale “Il resto del Caerlino”. “Lasersoft” është një ndër prodhuesit më të rëndësishëm të softuerit për hotele, restorante dhe bare në Itali. Në vitin 2016 firma ka pasur mbi 2.5 milionë qarkullim, transmeton albinfo.ch. “Shumë nga punëtorët tanë punojnë me ne prej më shumë se 20 vitesh dhe punojnë ashtu sikur t’u takonte firma atyre. Ata janë në dispozicion kur ka nevojë urgjente për ta ose bëjnë orë pune plus pa u ankuar kur ka shumë punë për t`u kryer. Ata janë kapitali i vërtetë njerëzor i firmës sonë”, thonë në drejtori. “Lasersoft” kishte realizuar edhe në vitin 2008 një aksion të ngjashëm. Atëbotë, të punësuarit ishin dërguar në Dubai. Ndërsa kësaj here ata udhëtojnë më 4 janar në një skaj tjetër të botës. Ata mund të marrin me vete edhe familjarët e tyre, por në atë rast shpenzimet plotësuese do t`i paguajnë vetë. Të kalosh pushimet së bashku, nënkupton që të kesh raporte të mira në mes të punëtorëve, mendon menaxheru Piolanti. Ai e kishte themeluar kompaninë në vitin 1988 së bashku me shokun e atëhershëm të shkollës, Pesaresi, në garazhin e shtëpisë së tij.
KOHA JONË SONDAZH

