Fitojnë protestuesit, qeveria tërheq ligjin kundër medias
Mijëra njerëz u mblodhën në sheshet e Tbilisit, kryeqytetit gjeorgjian për ditë me radhë, derisa detyruan qeverinë të tërhiqet nga ligji i shumëdiskutuar për agjentët e huaj që, sipas tyre cenonte rëndë median dhe demokracinë.
Sot qeveria njoftoi se do ta tërheqë projektligjin, pa kushte. Qeveria ktheu ligjin pas protestave masive dhe përleshjeve të protestuesve jashtë parlamentit. Gaz lotsjellës dhe topa uji u përdorën për të shpërndarë demonstruesit ndërsa ata brohorisnin “jo ligjit rus”.
Gjeorgjia ka aplikuar për statusin e kandidatit të Bashkimit Evropian dhe ka kërkuar të anëtarësohet në NATO. Zyrtarët e BE-së e cilësuan projektligjin të papajtueshëm me vlerat e BE-së.