Fiton, por me humbje të mëdha kryeministrja britanike

Pas zgjedhjeve Britania e Madhe gjendet para një procesi të komplikuar për krijimin e qeverisë, sepse konservatorët nuk siguruan shumicën absolute. Dhjetë ditë para fillimit të bisedimeve mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe për Brexit-in kryeministrja britanike Theresa May pësoi një humbje të rëndë në zgjedhjet parlamentare. Konservatorët e humbën shumicën absolute kanë siguruar pas numërimit të pothuajse të gjitha votave vetëm 313 vende në parlament – 12 më pak se më parë. Shumica absolute është 326 vende. Partia Laburiste e drejtuar nga Jeremy Corbyn fitoi 260 vende, që do të thotë një rritje prej 29 vendesh. Edhe Liberal-Demokratët arritën të fitonin  dymbëdhjetë mandate. Humbje të rënda pësoi Partia Kombëtare Skoceze, nga 56 ata kanë tani 35 deputetë në parlament.

Großbritannien Wahlen 2017 May (Reuters/T. Melville)

Me këto rezultate Britania e Madhe gjendet para një procesi të komplikuar për krijimin e qeverisë. Kreu i opozitës i kërkoi asaj që të japë dorëheqjen për shkak të humbjeve të konservatorëve. Vëzhguesit politikë nuk përjashtojnë as dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe as organizimin e zgjedhjeve të tjera të parakohshme.

Theresa May shpalli në prill zgjedhje të parakohëshme që të shtonte shumicën e partisë së saj në Dhomën e Ulët të Parlamentit për të pasur më shumë mbështetje për negociatat për daljen nga nga BE-ja.

SHKARKO APP