Fitore apo humbje e pakthyeshme për britanikët?

Kush fiton e kush humbet në rast se britanikët i thonë “Jo” BE-së. Megjithëse shumica e qytetarëve në BE duan që Britania e Madhe të mbetet pjesë e unionit, vendimin e marrin britanikët më 23 qershor.

Shumica e qytetarëve të BE-së duan që britanikët të mbeten pjesë e unionit, këtë konkluzion nxjerr një sondazh i fondacionit Bertelsmann, ku afro 60% e qytetarëve në vende të ndryshme të BE-së, e duan Britaninë e Madhe pjesë të saj.

Bezdia e britanikëve nga BE

Swiss Digital Desktop Reklama

Por cilat do të ishin avantazhet e britanikëve në rast të një largimi? Në rast se britanikët vendosin të dalin nga Bashkimi Europian fillimisht do të heqin mënjanë disa bezdi të vjetra për ta: Ata nuk do të duhet më të zbatojnë ligjet e BE-së që shpesh janë ndjerë si kufizime, nuk do të duhet të marrin emigrantë pa kufi, dhe nuk janë të detyruar më të paguajnë kontribute për shtetet e unionit që janë të zhytura në borxhe dhe aktualisht në krizë ekonomike. Kjo do të thotë që rreth 5 miliardë euro në vit do të mbeten në Britaninë e Madhe dhe nuk do të rrjedhin drejt Brukselit. Këtë shumë duhet ta kompensojnë shtetet e tjera anëtare të BE-së. Gjermania do duhej të paguante këtu kontributin më të madh.

Swiss Digital Mobile Reklama
Berlin David Cameron bei Angela Merkel

Disavantazhet

Por “Jo”-ja e britanikëve nuk do të kalonte pa pasoja për këtë vend. Deri në vitin 2020, kështu vlerëson Dhoma Britanike e Industrisë (CBI), fuqia ekonomike e Britanisë së MAdhe do të dobësohet me 128 miliardë euro. Ishulli nuk ka më akses të garantuar tek një treg shumë i rëndësishëm, si tregu i Bashkimit Europian. Nga ana tjetër shumë firma do të largoheshin nga Britania e Madhe. Prodhuesit e makinerive si Nissan, nuk do mund të furnizonin Europën kaq thjesht si tani. Largimi i bizneseve mund t’u kushtonte britanikëve gati 1 milionë vende pune. Bankat ndërkombëtare do t’i kthenin kurrizin Londrës. Goldman Sachs do të shkonte në Frankfurt mbi Main-, sepse kjo bankë dëshiron të mbetet në BE. City – një nga bursat më të rëndësishme të botës do të humbiste peshën e sotme.

Britanikët duhet të të negocionin marrëveshje të reja me secilin vend të BE-së, kjo mund të zgjasë, dhe këtu britanikët janë partneri më i vogël 65 milionë banorë kundrejt 435 milionë banorëve të BE-së. Britanikët duhet të vendosin sërish doganat dhe kjo do t’i shtrenjtonte si importet ashtu edhe eksportet. Britania e Madhe do të humbiste 3,0 të prodhimit të brendshëm bruto. A ka fitues në rast të Brexit? Ekonomistët thonë jo. Si ekonomia e Britanisë së Madhe ashtu edhe BE do të humbisnin në rast se britanikët do të largoheshin, sepse BE humbet një partnere të fortë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?