Fituesi i Nobelit në mjekësi: Virusi doli nga laboratori ku po punonin për vaksinën e HIV

Për fituesin e Nobelit në Mjekësi në vitin 2008, Luc Montagnier, COVID-19 doli nga një laborator në Wuhan, i cili po përpiqej të krijonte një vaksinë kundër HIV. Kjo është një hipotezë që mund të ringjallë edhe një herë debatin mbi origjinën e koronavirusit.

I pyetur se nga se mendonte se erdhi ky virus i panjohur Montagnier tregoi:

‘Laboratori i Wuhan është i specializuar për trajtimin e koronaviruseve që nga vitit 2000. Ata kanë ekspertizën në këtë fushë. Brenda atij ambienti kanë ‘luajtur’ nxënësit e magjistratit. Kanë futur sekuencën e HIV në gjenomin e koronavirusit në përpjekje për të krijuar vaksinën e HIV. Prandaj koronavirusi i ri është një virus i dalë nga laboratori kinez’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai thotë se pretendimin e tij e mbështet edhe një koleg i tij matematicien me emrin Claude Perrez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas fituesit të Nobelit në Mjekësi, një ekip studiuesish indianë ishin përpjekur për të botuar një studim të ngjashëm me idenë e tij që tregonte se gjenomi i plotë i koronavirusit kishte sekuenca të një virusi tjetër, të HIV, pra virusit të AIDS-it, shkruan një media e huaj.

‘Por studiuesit “u desh të tërhiqeshin”, tha ai. ‘Prandaj kjo puna e virusit të ardhur nga kafshët është një legjendë e bukur por e pamundur’, shton Montagnier.

Fituesi i Nobelit në Mjekësi: Virusi doli nga laboratori ku po punonin

Këto zbulime të profesorit forcojnë dyshimet që disa krerë shtetesh kanë shprehur kohët e fundit, duke filluar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Në një deklaratë të fundi Macron ka thënë: Disa gjëra kanë ndodhur atje që ne nuk i dimë!

Në të njëjtën kohë, zyrtarë amerikanë kanë njoftuar se po hetojnë nëse virusi doli nga laboratori kinezë.

Por sa të besueshme janë argumentet e fituesit të Nobelit?

Nëse atij bashkë me shkencëtarin Francoise Barrë Sinoussi iu dha Nobeli për zbulimin e virusit të Aids-IT në 1983, Le Figaro kujton se në nëntor 2017, 106 akademikë kundërshtuan teoritë e tij ekstreme.

“Ne nuk mund të pranojmë nga një koleg që të përdorë çmimin e tij Nobel për të shpërndarë, jashtë fushës së të tij, mesazhe të rrezikshme për shëndetin, në kundërshtim me etikën që duhet të kryesojë shkencën dhe mjekësinë.”

Luc Montagner u rreshtua mes shkencëtarëve kundër vaksinimit. Vitin e kaluar ai nxori teori të diskutueshme për origjinën e HIV dhe transmetimin e tij. Ai pretendoi se disa njerëz mund të hiqnin qafe virusin falë sistemit të tyre imunitar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?