Fizikanti: “Toka drejt shfarrosjes, kërkoni planet tjetër”

Jeta në tokë nuk është e përjetshme dhe për fizikantin dhe teoricienin Stephen Hawking, njerëzimit i kanë mbetur pak shekuj kohë për të planifikuar arratisjen nga planeti ynë i brishtë. Alarmi që fizikanti ka përcjellë është se nëse nuk do të gjehen rrugët e mënyrat për t’u larguar prej tij, rrezikon të shfarosemi të gjithë.

Paralajmërimi i fizikantit dhe teoricienit më të zëshëm të ditëve moderne në fushën e astrofizikës, Stephen Hawking është dhënë në një leksion që ka tronditur shumë.

Ai më tej ka theksuar se:” Njerëzimi nuk do të mbijetojë për më shumë se 1000 vite të tjera, në Tokë. Duhet të gjejë mënyrën për t’u larguar në një planet tjetër”.

Pjesë e një leksioni që ai ka dhënë në Oxford, profesor Hawking, 74 vjeç, ka reflektuar mbi nivelin e kuptueshmërisë së universit duke iu referuar shpikjeve të 5 dhjetëvjeçarëve të fundit. Vitin 2016 e ka konsideruar si të përshtatshëm për të qenë të angazhuar në kërkimet fizike.

Më tej ai ka shpjeguar dhe për Universin dhe cfarë do ti ndodh jetës në tokë. Fizikanti ka shtuar se:”Imazhi që kemi për Universin ka ndryshuar shumë në 50 vitet e fundit dhe jam i lumtur që kam dhënë edhe unë kontributin tim gjatë këtyre viteve. Fakti që ne, qeniet njerëzore, pjesë fare të vogla të natyrës, kemi qenë në gjendje të mbërrijmë kaq pranë saj e t’i kuptojmë ligjet, është triumf. Mirëpo, duhet të kuptojmë më mirë edhe vendin tonë në Univers sepse ndoshta një ditë do të jemi në gjendje të përdorim valët gravitacionale për të parë drejt e në zemër të Big Bang”, ka thënë profesori por kjo nuk ishte pjesa më e rëndësishme e deklaratës së tij.

Këshilla e tij është mbi të gjitha, largimi dhe gjetja e një planeti tjetër. “Më e rëndësishmja është që njerëzimi të mos ndalet duke shkuar në hapësirë për të siguruar të ardhmen e tij. Nuk besoj se njeriu do të mbijetojë për më shumë se 1000 vite të tjera në Tokë prandaj duhet të kërkoj planete të tjera për t’u zhvendosur”, ka qenë pjesa më e rëndësishme e leksionit.

R.Shtylla

SHKARKO APP