Fjalim emocionues/Nëna e vajzës së Floyd: Drejtësi, ai ishte njeri i mirë (VIDEO)
Nëna e vajzës 6-vjeçare të George Floyd, vdekja e të cilit ndezi zemërimin amerikan për diskriminimin racor, mbajti një fjalim emocionues ku kërkoi drejtësi për 46-vjeçarin. Roxie Washington kërkon drejtësi.
”Nuk do të flas gjatë pasi e kam të vështirë t’i bëj bashkë fjalët në këtë moment por dua që të gjithë ta shohin se çfarë na morën ata policë. Në fund të ditës, ata shkojnë në shtëpi dhe qëndrojnë pranë familjarëve të tyre. Gianna nuk ka më një baba. Ai nuk do ta shohë kurrë të rritet, apo diplomohet. Ai nuk do ta shoqërojë dot në altar. Nëse do të ketë një problem dhe nëse do të ketë nevojë për të, ai nuk do të jetë. Jam këtu për vajzën tim dhe për George, pasi dua drejtësi për të. Dua drejtësi pasi nuk ka rëndësi ajo që mendojnë të tjerët, ai ishte njeri i mirë. Kjo është prova se ai ishte i tillë”.