Fjalimi i Gjendjes së Kombit – Trump përmend ekonominë dhe rikthimin e “krenarisë amerikane”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas një beteje të ashpër me demokratët në gjyqin për shkarkimin e tij, përdori fjalimin e Gjendjes së Kombit për të nënvlerësuar kundërshtarët e tij dhe ngritur ekonominë amerikane. Trump u prezantua si një përmirësim i madh nga paraardhësi i tij demokrat 3 vite më parë, Barrack Obama. Demokratët qëndruan të heshtur dhe disa tundën kokën në shenjë miratimi, ndërsa Trump tha se gjendja e kombit është më e fortë se kurrë.
“Në vetëm 3 vite, ne kemi thyer mentalitetin e rënies amerikane dhe kemi refuzuar zvogëlimin e fatit amerikan. Ju raportoj sot se ekonomia jonë është më mirë se ç’ka qenë ndonjëherë, ushtria është ringritur, kufijtë janë siguruar, vlerat tona janë shtuar, krenaria është rikthyer dhe për të gjithë këto arsye, i them popullit dhe kongresit se gjendja jone e kombit është më e fortë se kurrë”, është shprehur Donlad Trump, Presidenti i SHBA-së.
Presidenti përmendi edhe rritjen në tregjet e kapitalit dhe rënien e papunësisë gjatë mandatit të tij. Ai tha se miliona amerikanë ndodhen në gjendje më të mirë me fondet e pensioneve me rritje të kthimit deri në 100%.
“Nomra e papunësisë është më e ulëta në gjysmë shekulli dhe norma mesatare e papunësisë nën administratën time është më e ulëta se çdo administratë në historinë e vendit tonë”, shtoi Trump.
Trump nuk përmendu akuzën për shkarkimin e tij gjatë fjalimit, por gjurmët e betejës ishin të dukshme ndërkohë që ai u prit me ovacione nga republikanët, ndërsa demokratët qëndruan të ulur për pjesën më të madhe. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u përpoq t’i jepte dorën presidentit, pasi ai i dha një kopje të fjalimit të tij, por Trump nuk e bëri. Në fund të fjalimit, Pelosi grisi letrat e marra nga Donald Trump.