Fjalimi i vitit për gjermanët, Merkeli i thirri shpirtit gjerman kundër Covidit në fjalimin e 18 marsit

Fjalimi i kancelares gjermane Angela Merkel më 18 mars të këtij viti, është shpallur si fjalimi i saj i vitit, sipas ekspertëve. Retorika e mirë mund të nxisë ndjenjën dhe kohezionin e komunitetit, thonë njohësit e fushës së komunikimit.

Fjalimi i datës 18 mars nga kancelarja Angela Merkel, është cilësuar si “Fjalimi i Vitit”. Kancelarja adresoi rrezikun nga Koronavirusi përpara kombit gjerman.

Ekspertët thonë se në këtë adresim përpara qytetarëve , “Merkeli demonstron në mënyrë mbresëlënëse se si arsyeja, e ndihmuar nga retorika, mund të nxisë veprime; dhe sa retorika e mirë mund të nxisë ndjenjën dhe kohezionin e komunitetit”.

Për ekspertët, ky fjalim “historik” ka pasur një rëndësi qendrore për menaxhimin e suksesshëm të valës së parë të pandemisë.

“Ky adresim televiziv ndoshta ndikoi drejtpërdrejt në popullsinë gjermane, në një mënyrë që, pothuajse, asnjë fjalim tjetër i viteve të kaluara, nuk e ka bërë,” thanë ekspertët.

“Më lejoni, të them se kjo është serioze. Ju lutem gjithashtu merreni seriozisht. Që nga ribashkimi gjerman, jo, që nga Lufta e Dytë Botërore, nuk ka qenë një sfidë për vendin tonë në të cilin veprimi në një frymë, solidariteti nga ana jonë, të ishte kaq i rëndësishëm. Gjermania ka një sistem të shkëlqyeshëm të kujdesit shëndetësor, mbase një nga më të mirët në botë. Ne mund të qetësohemi në këtë. Por ne jemi një komunitet në të cilin çdo jetë dhe çdo person vlen” – thotë kancelarja gjermane përpara qytetarëve të saj.

“Situata është serioze dhe rezultati i pasigurt. Suksesi ynë do të varet kryesisht nga fakti se sa i disiplinuar është secili prej nesh në ndjekjen e rregullave. Kujdesuni mirë për veten dhe të dashurit tuaj” – ishte mesazhi i kancelares gjermane Merkel.

Si ndër shtetet më të mëdha në Europë, Gjermania ishte një vend lider për shifrat e ulëta të personave të infektuar dhe atyre që fatkeqësisht humbin jetën nga koronavirusi.

Gjermania deri më tani ka rreth 1.5 milionë të infektuar, ku fatkeqësisht janë ndarë nga jeta 25,558 qytetarë.

SHKARKO APP