Fjalimi në Parlament, Mbretëresha vendos prioritetet për Qeverinë

Për Mbretërinë e Bashkuar ishte një ditë e veçantë. Mbretëresha Elizabeth II udhëtoi me pajtonin mbretëror nga Pallati “Buckingham” për në godinën e Parlamentit, ku mbajti dhe fjalimin e përvitshëm. Në javën vendimtare për Brexit, ku pritet të përcaktohet dhe shkëputja e Britanisë nga Bashkimi Europian me ose pa ujdi, 93-vjeçarja vendosi prioritetet për Qeverinë e drejtuar nga kryeministri, Boris Johnson.

Në fjalimin e shkruar nga Qeveria, Mbretëresha kërkoi arritjen enjë ujdie të re me Brukselin për Brexit dhe parapërgatitje për zgjedhje tëparakohshme të mundshme.

“Prioritet i Qeverisë sime ishte gjithmonë sigurimi i largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE më 31 tetor. Qeveria ime synon të ndërtojë një mardhënie të re me Bashkimin Europian tëbazuar në tregti të lirë dhe bashkëpunim miqësor”, u shpreh Mbretëresha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalimi i Mbretëreshës pasohet ngadisa ditë debat në Dhomën e Komunëve dhe përfundon me një votë aprovimi. Por këtëherë ka të ngjarë të pasohet edhe me votëbesim kundër Kryeministrit Johnson.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?