Flasin ekspertët: COVID-19 mund të bëhet sëmundje sezonale njësoj si gripi
Teksa miliona njerëz rreth globit shpresojnë që pandemia e COVID-19 të zhduket përgjithmonë me masat e marra por edhe shpikjen e vaksinës, ekspertët paralajmërojnë të kundërtën.
Sipas tyre, COVID-19 do të qendroj përgjithmonë mes njerëzve, por jo si një sëmundje vdekjeprurëse, transmeton ABCNews.
“Koronavirusi do të qëndroj këtu,” shpjegoi Dr. John Brownstein, shefi i inovacionit në Spitalin e Fëmijëve të Bostonis. “Zhdukja e këtij koronavirusi të ri është në thelb e pamundur.”– tha ai
Dr. Paul Offit, drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave dhe profesor i pediatrisë në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias, u pajtua me këtë mendim.
“Nuk është e sigurt se do ta eleminojmë me të vërtetë këtë virus. Nuk është si fruthi, ku merret vaksina si imunitet sterilizues gjatë gjithë jetës. “– shtoi Dr. Paul Offit.
Edhe pse virusi ngjitet, sëbashku me vaksinat dhe ilaçet e reja për të luftuar këtë virusi, ka shpresa që në të ardhmen nuk do të jetë kaq agresiv.
Offit parashikon “që përfundimisht, do të shkaktojë më pak vdekje sesa gripi”.
Është e mundur, thonë ekspertët, që COVID-19 mund të bëhet një sëmundje sezonale, njësoj si gripi. Virologët e quajnë këtë një sëmundje “endemike” e cila po qarkullon vazhdimisht midis nesh.
Sipas ekspertëve në vitet dhe dekadat e ardhshme, shumë njerëz do të ekspozohen ndaj COVID-19 që në fëmijëri dhe do të zhvillojnë imunitet, i cili do t’i mbrojë ata më vonë në jetë kundër sëmundjeve të rënda.
Ndërkohë, vaksinat aktuale kanë treguar sukses të madh duke e parandaluar virusin, kështu që do të ndihmojë në shpëtimin e jetës edhe nëse virusi vazhdon të jetë i transmetueshëm në nivele të ulëta.
“Shpresa është që me imunitet dhe imunizime të mjaftueshme natyrore, kjo të bëhet pjesë e ciklit natyror të sezonit të ftohtë”,- tha Brownstein.
“Unë mendoj se do të bëhet sezonale. Të gjitha infeksionet virale akute të frymëmarrjes janë“, shtoi Sarah Cobey, një epidemiologe dhe biologe evolucionare në Universitetin e Çikagos.
“Nëse ky koronavirus bëhet endemik, varet shumë nga sjellja jonë“, tha Stephen S. Morse, profesor i epidemiologjisë në Universitetin Columbia.
“Në fillim, kur virusi ishte shumë më i kufizuar në shpërndarje, mund të ketë qenë e mundur të ndalohej pandemia … nëse bota do të kishte vepruar më herët në një mënyrë të koordinuar.”– shtoi ai.
“Sidoqoftë, duke pasur parasysh mënyrën e trajtimit të pandemisë deri më tani, ka të ngjarë që ajo të bëhet endemike, me virusin që ndoshta merr një rrugë të ngjashme me katër koronavirusët ekzistues “njerëzorë” që janë tashmë në qarkullim dhe shkaktojnë infeksione të sipërme të frymëmarrjes”, tha Morse.
“Unë do të thoja që tashmë është endemike”, tha Cobey, një tjetër mjeke. Sipas saj “epidemitë e përsëritura të virusit ndoshta nuk do të jenë aq të rënda sa e para.”