FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flautisti italian homazh nga tarraca e shtëpisë në Bari, performon “Heshtja e shpirtit” (VIDEO)

Në këto ditë të vështira për vendin e tyre, artistët italianë japin mesazhe shprese.

Kësaj here është muzikanti klasik me famë ndërkombëtare Leonardo Grittani, që prej tarracës së shtëpisë së tij, i bën homazh qytetit të tij, Barit.

Me pamjet e qytetit, më pak të zhurmshëm se kurrë, përmes flautit, artisti interpreton “Heshtja e shpirtit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një performancë që vjen si një përqafim, për të gjithë bashkëkombësit, që provuan nga Virusi Korona humbjen e njerëzve të dashur, lufton e po bëjnë betejën e tyre kundër kësaj sëmundjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq këtë gjest fisnik, artisti e shoqëron edhe me fjalët dedikim: Për Barin tim të heshtur, për Puljan që vuan, Italinë e plagosur, për mbarë botën, mjekët, infermierët, biologët dhe mbi të gjitha për kë po lufton me sëmundjen, për ata që nuk ia dolën dot, për ata që mezi po presin të përqafojnë njerëzit e tyre të dashur, për ata që as nuk mundën të thoshin lamtumirë.

Të bashkuar do t’ia dalim dhe dielli do të shkëlqejë përsëri, madje më shumë se më parë”. Performanca e artistit ka pasur një impakt të madh tek publiku, jo vetëm ai italian.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?