Flet ekspertja – “Gjuha e trupit”/ Kush fitoi nga shtrëngimi i duarve Trump-Putin?!
Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë gjatë Samitit të G20 në Hamburg të Gjermanisë, ku shtrënguan edhe duart me njëri-tjetrin.
Sipas ekspertes që studion gjuhën e trupit, Judi James, Presidenti amerikan “e gozhdoi” homologun e tij rus me shtrëngimin historik të duarve dhe dëshmoi se kush e ka statusin më të lartë.
Ndërsa Vladimir Putin tregoi gishtin e tij në drejtim të President Trump i cili është versioni i gjuhës së trupit të një arme, pohon Judi James
Duke folur për britaniken “The Sun”, ajo tha: “Nëse ky shtrëngim duarsh do të ishte “luftë për çmime”, dhe unë jam e sigurt që kështu ishte, atëherë do t’i jepja pikë fitores së Trump. Të dy ishin nën presion, por ndërsa Putin afroi me kujdes dorën, Trump u përkul përpara me krahun e shtrirë duke ofruar “mbështetje”. Ky ishte një kurth famëkeq nga Trump dhe Putin nuk kishte asnjë mundësi, por veçse ta mbështeste dorën tek Trump. Trump dukej i qetë. Nëse donte të tregonte dashamirësi por njëkohësisht edhe superioritet, më duhet të them se presidenti amerikan e gozhdoi këtë herë”.


KOHA JONË SONDAZH

