Flet i larguari nga Koreja e Veriut: Jam 99% i bindur që Kim Jong Un ka vdekur

Një i larguar nga Koreja e Veriut është shprehur për mediat se është ” 99 për qind i sigurt” se Kim Jong Un ka humbur jetën. Ji Seong-ho thotë se Pyongyang mund ta japë lajmin e ndarjes së liderit nga jeta këtë fundjavë.

Seong-ho u shpreh për agjencinë koreano-jugore të lajmeve Yonhap se e kanë informuar që Kim ka vdekur fundjavën e shkuar pas një operacioni kardiovaskular.

Ai thotë gjithashtu se motra e diktatorit, Kim Yo-jong është në radhë për të marrë postin e të vëllait, por shtoi se shteti në fjalë po përballet me një çështje të nderlikuar për momentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kim nuk është parë në publik që nga 11 prilli dhe mungesa e tij është bërë shkak për një numër të madh spekullimesh rreth shëndetit të tij. Gjithsesi, Seouli and Uashingtoni i kanë hedhur poshtë pretendimet se diktatori mund të jetë i sëmurë rëndë apo edhe i vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, media e kontrolluar nga shteti në Korenë e Veriut nuk ka dhënë ndonjë provë konkrete deri më tani se lideri i vendit është gjallë, veç letrave të dërguara në emrin e tij.

Ji, i cili u zgjodh në parlamentin e Koresë së Jugut më herët gjatë këtij viti, është i fundit mes personave që sugjerojnë se Kim mund të ketë humbur jetën pas një operacioni në zemër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?