Florida pret uraganin ”përbindësh”, presidenti amerikan Joe Biden: Miliona njerëz po evakuohen

Banorët e Floridës kanë edhe pak orë për t’u evakuuar apo për tu blinduar, në prag të mbërritjes së uraganit të kategorisë së 5, Milton. Me miliona njerëz që janë nën urdhra evakuimi në 28 konte në zonat bregdetare, fluksi i atyre që po largohen drejt zonave më të larta bllokoi autostradat ndërsa pikat e karburantit u zbrazën nga rezervat në rajonin që ende nuk e ka marrë veten nga ndikimi shkatërrues i uraganit Helena 2 javë më parë.

Stuhia parashikohet të godasë zonën e metropolit në Tampa Bay, shtëpi e më shumë se 3 milionë banorëve edhe pse sinoptikanët, thonë se trajektorja mund të ndryshojë para se uragani të shkelë tokën mbrëmjen e së mërkurës ose mëngjesin e së enjtes.

Stuhia pritet të sjellë vërshime uji deri ne3 metra, dhe erëra të forta deri në 260 km në orë. Meteorologët paralajmërojnë gjithashtu për mundësinë e krijimit të një seri tornadosh. Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar qytetarët në zonat e rrezikuara të largohen, pasi është çështje jetë a vdekje.

SHKARKO APP