Fluturimi 752 i Airlines Ukrainian: Si u rrëzua avioni në 7 minuta

Të dhëna nga fluturimi fatal i Boeing 737-800 i linjës ajrore ndërkombëtare të Ukrainës, që zgjati vetëm shtatë minuta dhe çoi në vdekjen e 176 pasagjerëve, u mblodhën dhe u treguan në një videodokumentar nga NewYork Times.

Duke përdorur pamjet e videove të postuara nga dëshmitarë okularë dhe fotografi nga momenti i përplasjes, NYT jep një panorqamë më të qartë të asaj çfarë ndodhi më 8 janar, që nga momenti i ngritjes së  Boeing nga aeroporti i Teheranit deri në momentin që u rrëzua në tokë.

Siç tregohet në video, janë orët e para të 8 janarit kur Irani lëshon raketa balistike kundër bazave ushtarake amerikane në Irak si një akt hakmarrjeje për vrasjen e Gjeneral Majorit Qasem Soleimani.

Shërbimet e mbrojtjes së Iranit janë në roje për një ofensivë të mundshme të ShBA.

Katër orë më vonë, në aeroportin “Imam Khomeini”, fluturimi 752 i Airlines International Ukrainian po përgatitet për fluturim.

Në orën 06.12 avioni shkëputet nga pista. Ai ndjek kursin e tij të planifikuar dhe shkon në veriperëndim deri në 2.500 metra brenda tre minutave.

Fillimisht Boeing lëshon një sinjal normal, por rreth orës 06.15 ai ndalon së punuari. Nuk dihet ende pse, por avioni është akoma duke fluturuar dhe brenda 60 sekondave është goditur nga një raketë, duke bërë që avioni të shpërthejët në flakë.

Sidoqoftë, ndërsa videoja e “NYT” regjistron, ai fluturon akoma për disa minuta.

Rreth orës 06.19 një kalimtar regjistron avionin që humbet lartësinë dhe më pas duket se ka një shpërthim të dytë para se të rrëzohet.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se avioni është përplasur në tokë.

Në zonën ku u rrëzua tashmë ka një pirg me mbetje të avionit dhe sende personale të udhëtarëve të shpërndara në një rreze prej rreth 450 metrash.

SHKARKO APP