Forcat e Ukrainës hyjnë 2 km më thellë në Rusi
Komandanti i lartë i ushtrisë së Ukrainës, ka bërë me dije se forcat e Kievit kanë avancuar deri në dy kilometra në rajonin perëndimor të Kurskut gjatë 24 orëve të fundit. Oleksandr Syrskyi informoi presidentin Volodymyr Zelenskiy dhe tha se forcat ukrainase kishin marrë kontrollin e pesë kilometrave katrorë të territorit rus. “Operacioni sulmues në drejtimin e Kurskut vazhdon. Forcat tona kanë avancuar deri në dy kilometra ditën e kaluar, kanë marrë nën kontroll pesë kilometra katrorë territor”, tha ai.