Forcat turko-qipriote p*rplasen me paqeruajtësit e OKB, plagosen 3 ushtarë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur, pasi tre paqeruajtës të OKB-së që veprojnë në ishullin e Qipros u plagosën gjatë një përplasje me forcat e sigurisë turko-qipriote këtë të premte.

Përleshjet shpërthyen pasi paqeruajtësit e OKB-së kundërshtuan punimet që po kryhen nga turko-qipriotët për ndërtimin e një rruge në një zonë të njohur si Pile.

Sipas misionit të OKB-së ky projekt po zbatohet në një zonë të mbrojtur dhe që administrohet nga forcat paqeruajtëse. Forcat turko-qipriote të sigurisë përdorën buldozerët për të prishur gardhin dhe për të larguar makinat e forcave të OKB-së.

Incidenti i së premtes u dënua nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, tre nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

SHKARKO APP