FOTO/ Atentat në Romë, “maskat” plagosin me armë shqiptarin me precedent penal teksa bënte plazh në Torvaianica

Një shqiptar është plagosur nga dy të atentatorë të maskuar në Romë që i bënë pritë në plazhin e Torvaianica.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme teksa mësohet nga mediat italiane se shqiptari ishte person me precedent penal por këtë të dielë po bënte plazh.

Dy atentatorët u afruan tek plazhi me skutera, dhe qëlluan mes pushuesve shqiptarin për ta plagosur rëndë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital spitalin e San Camillo në Romë teksa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe i ka shpëtuar këtij atentati me armë zjarri.

SHKARKO APP