FOTO/ Avioni rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë
Një avion i vogël është rrëzuar në njërën nga dy korsitë e autostradës Ospitaletto-Montichiari, e njohur si Corda Moll në provincën e Brescias janë publikuar në mediat sociale.
Aksidenti ku mbetën të vdekur mes flakëve çifti nga Milano Sergio Ravaglia dhe Anna Maria De Stefano u regjistrua mëngjesin e djeshëm dhe mrekullisht shpëtoi nga përplasja një 56-vjeçar, i cili udhëtonte me automjetin e tij Mazda drejt Venecias.
“Jam mirë”, u tha ai i tmerruar atyre që e ndihmuan pasi ndodhej në gjendje shoku dhe makina e tij dukej qartazi e dëmtuar pasi ishte prerë nga avioni që rrëzohej. Mediat italiane raportojnë se avioni i vogël humbi lartësinë, u rrëzua në tokë dhe menjëherë u përfshi nga flakët mes automjeteve që kalonin.
Avioni ishte ngritur nga Gragnano Trebbiense, në provincën e Piacenzës, por çifti që udhëtonte me të nuk pati asnjë shans për të shpëtuar. Ata u dogjën për vdekje brenda avionit, i cili u përfshi nga flakët menjëherë pasi u përplas në pistë. Enzo Bregoli po shkonte poshtë Corda Molle, drejt Montichiari-t, gati për të dalë në kryqëzimin e Azzano Mella-s dhe ai pa gjithçka.
KOHA JONË SONDAZH




