FOTO/ Deg*adojnë protestat, studentët për*eshen me policinë
Policia greke hodhi gaz lotsjellës dhe u përplas me protestuesit jashtë parlamentit gjatë demonstratave kundër planeve për të lejuar universitetet e huaja private në vend.
Qeveria e Mitsotakis ka hartuar një projekt-ligj për reformën në arsim, i cili hap derën për institucionet që ajo thotë se do të funksionojnë si degë të universiteteve të huaja.
Kritikët thonë se masa do të zhvlerësojë diplomat nga universitetet publike të Greqisë dhe do të reduktojë më tej fondet shtetërore për arsimin publik.