FOTO/ Detaje të reja nga sulmi në Londër, kamikazët me rripa eksploziv fals


BRITANI E MADHE – Policia britanike ka shpërndarë fotot e rripave shpërthyes fals, që mbanin tre atentatorët e sulmit në dy vende, në London Bridge dhe Borough Market në kryeqytetin britanik, ku mbrëmjen e 3 qershorit mbetën të vdekur 8 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Tre terroristët

Imazhet tregojnë se nuk bëhet fjalë për rripa shpërthyes por për disa shishe plastike të mbështjella me ngjitës. Qëllimi i tre kamikazëve, Khuram Butt, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba, të cilët u qëlluan për vdekje nga policia, ishte ajo që të shpërndanin panik mes turmës.
Ata në momentin, që sulmuan kalimtarët në rrugë mbanin të lidhur dhe këta rripa për të futur sa më shumë panik dhe frike mes njerëzve shkruan The telegraph.
Sipas hetuesve britanik, gjithashtu tre kamikazët kanë pasur në plan të merrnin peng njerëz dhe në mënyrë që policia mos t’i qëllonte, kanë vendosur këta rripa të mbushur me “eksploziv”.
“Në vendin tonë nuk nuk kemi parë kurrë diçka të tillë, këto teknika mashtruese për të hapur panik mes njerëzve. Kushdo që i pa mbrëmjen e 3 qershorit ka menduar se ishte rrita të vërtetë shpërthyes dhe janë terrorizuar”- ka thënë numri një antiterrorist në Scotland Yard, Dean Haydon.
KOHA JONË SONDAZH


