FOTO dramatike/ “Ferri” përhapet në Kaliforni, 200 mijë njerëz të evakuuar

Autoritetet e Kalifornisë thanë që dy zjarrfikës u plagosën të dielën ndërsa po luftonin me zjarret e fuqishme që kanë përfshirë zonën që nga e Mërkura.

Zëdhënësi i Cal Fire Jonathan Cox tha të dielën se një zjarrfikës pësoi lëndime serioze nga djegia dhe u transportua në Qendrën Mjekësore të Davis UC. Zjarrfikësi tjetër që u dogj ka lëndime të lehta.

Afro 200,000 njerëz në Kaliforninë Veriore janë nën urdhra evakuimi ndërsa po luftohet me një zjarr të fuqishëm në Qarkun Sonoma, i cili ka djegur 220 kilometra katrorë, duke shkatërruar 94 struktura dhe po kërcënonte 80,000 ndërtesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erërat e furishme kanë nxitur përhapjen e zjarreve përmes barit të thatë, duke detyruar shtetin të shpallë emergjencë kombëtare të dielën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?