FOTO/ E ëma mbyll trupin e vajzës anoreksike në valixhe dhe e hedh në det

Një nënë ruse ka future trupin e vdekur të vajzës së saj anoreksike në një valixhe dhe e ka hedhur në detin e Italisë.

Katerina Laktionova ishte ish- modelja 27-vjecare që peshonte vetëm 35kg, trupi i së cilës u zbulua nga peshkatarët italianë.

Mamaja e saj ka punuar si infermiere në Itali ka shkuar në Rusi pasi ka zhdukur trupin e të bijës dhe i ka thënë një miku në Rimini se është mërzitur jashtëzakonisht shumë nga tragjedia e saj. 48-vjecarja ka pranuar se e shikonte cdo ditë vajzën e saj të vdekur derisa mori vendimin ta mbyllte në valixhe e ta hidhte në det. Nuk dihet nëse fjala e saj është e vërtetë dhe policia po heton për vdekjen e Katerina.

Swiss Digital Desktop Reklama

E përfshirë nga lotët nëna e viktimës i tha partnerit të saj “se kishte vepruar nën gjendje shoku, dhe kishte mbyllur trupin e saj në valixhe dhe e hodhi në det”. Ajo e kishte mbajtur trupin e vajzës për një javë përpara se ta hidhte në det.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?