FOTO/ Frikë dhe panik në mes të Londrës, shpërthim në vagonat e trenit, të plagosur
Një shpërthim në një tren pranë një stacioni metroje në Londër, ka plagosur disa persona dhe ka përhapur panik mes pasagjerëve të cilët filluan të vraponin të tmerruar.
Disa prej tyre thuhet se kanë pësuar djegie në fytyrë pasi një kuti e bardhë shpërtheu në pjesën e pasme të trenit.
Shërbimet emergjente po ndjekin hap pas hapi incidentin, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë “Parsons Green”
Policia e armatosur është parë në vendin e ngjarjes dhe sipas medieve britanike, stacioni është mbyllur.
Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës tha se ndodhej në vendngjarje së bashku me Policinë Metropolitane, duke konfirmuar raportet për të plagosur.
Qytetarëve u është kërkuar të përdorin rrugë alternative, pasi të gjitha kalimet pranë saticionit ku ndodhi shpërthim janë mbyllur./SYRI.net/



KOHA JONË SONDAZH

