FOTO/ Infermierja franceze tërhiqet zvarrë nga policia, gjatë protestave në Paris

Një infermiere francezë është tërhequr zvarrë nga policia hjatë demonstratave të zhvilluara në Paris një ditë më parë nga punonjësit e shëndetsisë për kushte më të mira në punë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se arrestimi i dhunshëm i infermieres që kaloi disa muaj duke trajtuar pacientët me coronavirus, ka shkaktuar reagime të shumta në Francë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë infermierja Farida, 52 vjeç është tërhequr zvarrë, nga një turmë kaotike e punonjësve shëndetësorë, që bënin thirrje për paga dhe kushte më të mira.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam infermiere dhe jam me astmë”, u thotë Farida policëve, e cila akuzohet për hedhje sendesh të forta ndaj punonjësve të policisë.

Lidhur me këtë rast vajza e Faridas, Imen Mellaz, shprehu mllefin e saj përmes një statusi në llogarinë e saj në Twitter.

“Ajo punoi për tre muaj në spital me nga 12-14 orë në ditë. Ishte me COVID-19”, tha Mellaz.

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?