FOTO/ Jetesa e tmerrshme në Korenë e Veriut, këto fotografi Kim Jong-un s’do të donte që bota t’i shihte

Fotografi Eric Lafforgue është një ndër pak persona që ka patur shansin të shikojë nga afër jetën e përditshme në Korenë e Veriut. “Që nga viti 2008 e kam vizituar 6 herë Korenë e Veriut, dhe vetëm falë kartë memorieve digjitale kam mundur të siguroj foto të cilat nuk lejohen nga institucionet shtetërore”, thotë fotografi Eric. Aktualisht fotografi Eric Lafforgue është bashkëpunëtor me portalin BoredPanda, nga i cili është huazuar ky lajm.

I tërhequr nga disa shtete misterioze ku fasada duket shumë e bukur dhe propaganda mbjell edhe shpërndanë ideologji dominuese dhe diktuese duke fshehur realitetin plot vuajtje në të cilin njerëzit jetojnë, fotografi Eric Lafforgue na sjell pamje të jetës së përditshme në Korenë e Veriut.


Një grua në mes rreshtave të ushtarëve, një foto e ndaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama


Në Korenë e Veriut nuk mungon teknologjia por elektriciteti.

Swiss Digital Mobile Reklama


Bari i fushave në Kore përdoret për tu ushqyer.


Fëmijë duke luajtur në bulevardin kryesorë të Penianit.


Ushtarë duke u relaksuar.


Rradhët e gjata janë një lloj sporti për koreanët.


Ushtarët zakonisht ndihmojnë me punët e fermave bujqësore.


Stacion i trenave me tynelet anti-bërthamorë nuk lejohet fotografimi i tyneleve.


Ashtu si në çdo vend të botës ka dhe aty varfëri por është e ndaluar të bësh foto pasi ideologjia e liderit Kim Jong-un deklaron se varfëria nuk ekziston në Kore.


Një zyrtar i shtetit të Koresë së Veriut duke fjetur gjumë në stolat e kishës.


Mund të fotografoni spektaklin e delfinëve por jo ushtarakët mbrapa të cilët përbëjnë 99% të publikut.


Peshkatar në fshatin Wonsan, në vend të varkës përdor një gomë.


Ushtarak duke fjetur në fusha, rreptësisht e ndaluar.


Fëmijë që kanë frikë të përdorin shkallët elektrike.


Qytetarët duhet të marrin leje në Polici për të lëvizur nga njëra zonë e qytetit në tjetrën.


Nuk është trupa e cirkut, janë punëtorë duke punuar në kushte të mjerueshme.


Restorant i ngritur në qendër të Penianit, vëtëm një numër shumë i vogël i Elitës shoqërore ka mundësi të shkojë aty.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?