FOTO/ Mbate dorën e vajzës së vdekur, simboli i “fatkeqësisë së shekullit” bëhet me shtëpi të re
Dhimbja nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri, është shumë e madhe. Në media ka lajme pafund, por një foto është shumë drithëruese.
Mesut Hançer, i cili u bë simbol i fatkeqësisë së shekullit që tronditi një botë të tërë, teksa mbante dorën e të bijës së vdekur nën rrënoja, ka tanimë një banesë krejtësisht të re.
Këngëtarja e njohur, Ebru Yaşar dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Necat Gülseven, i dorëzuan Hançerit dhe familjes së tij shtëpinë e re, të cilën e ndërtuan dhe e mobiluan nga e para.
Në këtë banesë, Hançer dhe pjesa tjetër e familjes që i mbeti gjallë do të mund të vijojnë jetën e tyre tanimë në këtë shtëpi të re, ndërsa në sallonin e saj gjendet edhe një pikturë e madhe e të zotit të shtëpisë më të bijën e pajetë në krah.
KOHA JONË SONDAZH




