FOTO/ Më në fund Melania Trump zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë

 SHBA – Pesë muaj pasi Donald Trump mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania dhe djali 11-vjeçar Barron janë vendosur në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe pse djali i saj Barron, nuk e ka përfunduar ende shkollën, Melania ka vendosur të shpërngulet për në Shtëpinë e Bardhë. Këtë vendim ajo e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Twitter, ku ka postuar një foto nga Shtëpia e Bardhë shkruan Telegraph.co.uk.

Bashkangjitur fotos shkruhej:”Gati për kujtimet që do të bëjmë në shtëpinë tonë të re!”. Nga ana tjetër Trump, nuk ka bërë ende asnjë koment për zhvendosjen e Zonjës së Parë në Shtëpinë e Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?