FOTO/ Mitsotakis “i lëshon” qenin Erdoganit, në drekë e pret me japrakë dhe hallvë

Pinat, qeni i pallatit kryeministror grek “Megaros Maximos”, nxitoi edhe sot të mirëpresë presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, së bashku me Kiriakos Mitsotakis. Surpriza e Mitsotakis me qenin e tij të dashur nuk ishte e vetmja skenë që tërhoqi vëmendjen nga takimi pajtues mes liderëve të Athinës dhe Ankarasë.

Kjo pasi, Erdogan e surprizoi homologun e tij grek duke i dhuruar një libër për historinë e Gazës. Dhurata është me simbolikë të veçantë, duke pasur parasysh situatën që mbizotëron në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Ndërkohë sa i përket tryezës, mediat greke raportojnë se ushqime tradicionale janë përfshirë në menunë e seancës plenare të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit, ku do të marrin pjesë Erdogan dhe Mitsotakis me ministrat e tyre. Sipas informacioneve, menuja në drekën e punës do të përfshijë dollma (japrakë), sallatë taramo, peshk, kallamar, hallvë dhe fruta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?