FOTO/ ”Mos prek demokracinë tonë”, 30 mijë njerëz dalin në protestë

Në një kohë që në Shqipëri askush nuk ngrihet në protestë për situatën ku ndodhet vendi, afro 30 mijë njerëz kanë dalë në protestë në Sllovaki kundër një plani për të reformuar kodin penal, i cili kryesisht synon të ulë dënimet për korrupsionin dhe tashmë është kritikuar shumë nga BE.

Mitingjet e vogla u mbajtën në më shumë se 20 qytete të tjera. Protestuesit në Bratislavë mbanin pankarta me slogane të tilla si: “Mos e shkatërroni demokracinë!” dhe “Nuk do të heshtim!”.

Reforma e kodit penal e promovuar nga kryeministri populist sllovak Robert Fico, përfshin uljen e dënimeve për krimet financiare, por edhe heqjen e mbrojtjes për oficerët e policisë që raportojnë korrupsion dhe parregullsi.

SHKARKO APP