FOTO/ Motrat angleze që trafikonin shqiptarë
Dy motra angleze që u kapën duke transportuar shqiptarë klandestinë me një furgon, jane denuar nga gjykata britanike me 11 vite burg në total, raportojnë sot mediat britanike.
Nga skanimi qe iu be furgonit, rezultoi se në pjesën e pasme ndodheshin 5 persona, por pasi policia kreu kontroll të imtësishëm, u gjeten edhe dy të tjerë të fshehur në pjesën e sipërme.
Sipas mediave angleze, motrat u kishin borxh një trafikanti shiptar droge të cilit per ti paguar 4.000 stërlinat, u detyruan “t’ja lanin” borxhin duke futur ilegalisht familjen e tij.
Njëra nga motrat mori si shofere motrën tjetër, sepse ia kishin hequr patenten pas problemeve me alkoolin.
Oficerët e Emigracionit nuhaten aromën e rëndë që vinte nga furgoni, por motrat e justifikuan atë me erën e djathit që kishin në frigoriferin e furgonit edhe pastaj thane se tualeti i karavanit ishte i mbushur pasi njëra nga motrat hante shumë.
Ato u arrestuan në fillim të tetorit të vitit të kalaur nga autoritet kufitare, pasi mbërritën në Portsmouth në jug të Anglisë me tragetin “Brittany”, nga porti i Bilbaos në Spanjë.
KOHA JONË SONDAZH




