FOTO/ Njihuni me heroin e Suedisë, shpëtoi shumë njerëz nga sulmi me kamion
Është vetëm 27 vjeç, por Santiago Cueva, me një akt heroik ka parandaluar pasoja më të mëdha të sulmit terrorist të së premtes në kryeqytetin e Suedisë, kur një uzbek që simpatizon ISIS-in, me mjet të fuqishëm kaloi në turmën e kalimtarëve. Katër persona vdiqën e 15 u plagosën me këtë rast. Cueva me siguri deri në fund të jetës do të pyes se çfarë do të ndodhte nëse në drekë me kolegun e tij do të rrinte disa minuta më shumë. Ndjeva se kamioni me siguri po shkonte drejtë ndërtesës së Parlamentit”, ka thënë ai. Mendimi i tij i parë ishte ta mbronte Parlamentin suedez i cili ndodhet 500 metra larg, kështu që me furgonin e tij u nis t’i dalë para kamionit.
Ky veprim e pengoi terroristin, meqë e humbi kontrollin e timonit. Kamioni në fund shkoi te një qendër tregtare ku u kaplua nga zjarri. Santiago kërceu nga furgonin dhe nxitoi të ndihmonte viktimat.“Terroristi ndoshta e shfrytëzoi turmën dhe panikun për të ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai. “Ishte detyra ime kjo. Isha i veshur me uniformë dhe njerëzit presin diçka nga dikush që ka uniformë. Jo të njëjtë si nga polici, por dëgjojnë p.sh. kur u them të largohen. Ndjehem mirë që provova të bëja diçka”, përfundoi Cueva.
KOHA JONË SONDAZH

