FOTO/ Njihuni me “trurin” që po krijon raketat e frikshme balistike të Koresë së Veriut

Kim Jong-sik, rreth të 50-ave, thuhet se ka transformuar arsenalin e Koresë së Veriut nga raketa të pavlera në raketa interkontinentale balistike. Një shkencëtar raketash në mesomoshë, që ka ndihmuar në lëshimin e një sateliti në hapësirë, mendohet se është ‘truri’ pas programit të raketave në Korenë e Veriut.

Kim Jong-sik, rreth të 50-ave, thuhet se ka transformuar arsenalin e Koresë së Veriut nga raketa të pavlera në raketa interkontinentale balistike, në gjendje për të mbajtur mbushje bërthamore.Ai ishte një ekspert teknik i panjohur, por i bëri përshtypje liderit Kim Jong-un pasi ndihmoi në lëshimin e një sateliti në hapësirë. Që prej atëherë ka ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës dhe tashmë mban titullin më të lartë të nderit: Urdhrin e Kim Jong-il. Kjo për shkak se ka ndihmuar në zhvillimin e armëve të tilla që kërcënojnë jo vetëm fqinjët, por edhe SHBA-në.

Mendohet se prova e radhës për raketa është vetëm pak orë larg. Inteligjenca e Koresë së Jugut mendon se brenda pak orësh do të testohet një tjetër raketë balistike interkontinentale. Michael Madden, një njohës i mirë i çështjeve të Koresë së Veriut, thotë se shkencëtari i raketave është një figurë e rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai është njeriu që ka identifikuar problemet teknike dhe ka bërë përparime të rëndësishme”.
Madden shton se ai nuk ka përparuar në karrierë për shkak të lidhjeve, diçka e zakonshme në vendin komunist. Sipas tij, ai ra në sy kur zgjidhi me sukses hedhjen e një rakete në dhjetor të vitit 2012, pak muaj pasi një hedhje tjetër kishte dështuar 10 sekonda pas nisjes.
raketa21504724846raketa31504724844raketa41504724841

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?