FOTO/ Parandalohet tragjedia në Londër, policia arreston të riun e armatosur me shumë thika

ANGLI – Policia ka arritur të kapë një person të armatosur me një numër të madh thikash pranë Sheshit të Parlamentit në Londër, 5 javë pas sulmit terrorist në Ëestminster ku mbetën të vrarë 5 vetë.

Një grumbull thikash u panë në dysheme pranë të arrestuarit teksa rrugët u bllokuan nga policia për sigurinë e njerëzve.  Fotot nga vendngjarja tregojnë një të ri me mjekër të ngjeshur pas murit nga policia britanike. Sipas Mail Online nuk ka të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmitarët panë të paktën 2 thika kuzhine në trotuar pranë Doëning Street, dhe policia konfirmoi kapjen e të armatosurit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalimtarët e pranishëm u larguan me të shpejtë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që Sheshi rreth Parlamentit u mbush me forca të shumta policie. Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me të armatosurin, nëse ka lidhje me grupet terroriste apo jo.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?