FOTO/ Përdhunimi i shqiptares, plasin protestat në Greqi

Një 51-vjeçare shqiptare është përdhunuar barbarisht nga një shtetas bullgar në zonën e Petralona në qendër të Athinës.

Shqiptarja punonte si pastruese në pallat dhe është marrë me forcë nga bullgari 35-vjeçar në pallatin e tij. Ai e ka mbajtur peng atë për 9 orë derisa gruaja ka mundur të dalë në ballkon dhe të kërkojë ndihmë duke bërtitur.

Fqinjët dhe kalimtarët kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por i riu është zhdukur pa lënë gjurmë. Ai është shpallur tashmë në kërkim nga forcat e rendit.

Shqiptarja është dërguar në spital me dëmtime të shumta nga dhuna e ushtruar. Kjo ngjarje ka nxitur reagimin e banorëve të zonës të cilët kanë zhvilluar një protestë kundër dhunës ndaj grave.

Ngjarja vjen në një moment kur në Greqi është temë e nxehtë vrasja e një nëne të re nga bashkëshorti i saj.

SHKARKO APP