FOTO/ Portugali, avioni ulet në plazh, vret një burrë dhe një vajzë




Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, duke cituar dëshmitarët në plazhin e Caparica, rreth 3 kilometra në jug të kryeqytetit portugez. Shumë pushues kanë arritur të shpëtojnë duke hyrë në det, shkruan tgcom.
Edhe autoritet bregdetare kanë konfirmuar lajmin me një komunikatë për shtyp: ’Një avion me dy persona në bord është detyruar të bëjë ulje emergjente në plazhin e Sao Joao de Caparica, duke shtypur dy pushues dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre.
Pilotët nuk kanë marrë asnjë plagë dhe po pyeten për aksidentin nga policia’.
KOHA JONË SONDAZH

