FOTO/ Portugali, avioni ulet në plazh, vret një burrë dhe një vajzë

Një avion i vogël turistësh është detyruar të bëjë një ulje emergjente në një plazh të populluar me pushues në Lisbonë dhe gjatë manovrës së uljes ka vrarë një burrë 50-vjeçar dhe një vajzë të vogël 8 vjeçe.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, duke cituar dëshmitarët në plazhin e Caparica, rreth 3 kilometra në jug të kryeqytetit portugez. Shumë pushues kanë arritur të shpëtojnë duke hyrë në det, shkruan tgcom.

Edhe autoritet bregdetare kanë konfirmuar lajmin me një komunikatë për shtyp: ’Një avion me dy persona në bord është detyruar të bëjë ulje emergjente në plazhin e Sao Joao de Caparica, duke shtypur dy pushues dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre.

Pilotët nuk kanë marrë asnjë plagë dhe po pyeten për aksidentin nga policia’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?