FOTO/ Protestuesit hedhin supë në pikturën e Mona Lizës

Protestuesit kanë hedhur supë në pikturën e Mona Lizës në Paris. Piktura e shekullit të 16-të nga Leonardo da Vinci është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në Luvër. Piktura qëndron pas xhamit antiplumb, kështu që fatmirësisht nuk është dëmtuar.

Në një video shihen dy protestues që kërkonin të drejtën për “ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”, duke thënë se “sistemi bujqësor është i dëmtuar”.

Mona Lisa është ruajtur me xham sigurie që nga fillimi i viteve 1950, kur u dëmtua nga një vizitor që hodhi acid mbi të.

SHKARKO APP