FOTO/ Protestuesit rrëzuan monumente në Britani, qytetarët e krahut të djathtë në demonstrata: Mos shkatërroni kulturën angleze
Rreth 1000 protestues kundër racizmit janë mbledhur në sheshet e Londrës për të protestuar kundër racizmit.
Ndërsa, si kundër-përgjigje janë tubuar në sheshe edhe protestues të krahut të djathtë. Ata kanë thënë se nuk do të lejojnë që turmat të shkatërrojnë monumentet, siç po ndodh në disa vende të botës.
Policia paralajmëroi ase disa njerëz mund të arrinin deri aty sa të përdornin armë, ndërsa tubues të ndryshëm anti-racizëm kanë dashur të “shkulin” edhe statujën e Uinston Churchill, për të cilën thanë se ishte “racist”. Protesta të ndryshme janë zhvilluar në thuajse mbarë botën për vdekjen e George Floyd.
Në Britani po hapet një debat tjetër, nëse duhen lejuar protestuesit që të hedhin në tokë disa statuja, pasi më herët tubuesit e rrëzuan statujën e Eduard Colston në Portin e Bristolit, pasi për të thuhej se kryente tregti të skllevërve. Policia konfirmoi se disa njerëz ishin mbledhur për të shkaktuar dëme. “Kushdo që mendon se mund të bëjë një krim ose të vandalizojë pasurinë, do të arrestohet,” tha komandanti i policisë Bas Javid në një deklaratë publike.
Por në sheshet e Londrës, përpos njerëzve në protesta anti-racizëm, dolën edhe disa persona, me bluza ku shkruhej “Anglia, Anglia”, që thoshin se duhet ruajtur identiteti kombëtar britanik.
Grupi këndoi këngë në mbështetje të aktivistit të krahut të djathtë Stephen Yaxley-Lennon. Ata brohoritën duke thënë “Uibnston Churchill është i yni” pranë statujës së tij, ku shkruhej “Churchill është racist”, mbishkrim që ishte bërë një javë më parë nga demonstruesit. Një nga protestuesit e quajtur David Allen, tha se nuk është e drejtë që të shkatërrohet kultura angleze. Protesta antiracizëm u mbajtën edhe në Liverpool e Newcastle.