FOTO/ Punëtori i ndërtimit kapet me 21 kg heroinë

Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Sardegna’ në Milano, Itali, ku në pranga është vendosur një shqiptar, që punonte në ndërtim.

Arrestimi i tij është bërë pasi në banesën e tij, policia ka zbuluar jo pak, por plot 21 kilogramë heroinë të cilësisë së parë.

Bëhet fjalë për një 48-vjeçar shqiptar, i cili ishte duke udhëtuar me një furgon të vogël kur është ndaluar fillimisht nga policia. Atij me vete i janë gjetur 10 gramë kokainë dhe justifikimi i shqiptarit ka qenë se e kishte për përdorim personal.

Por duket se karabinierët e Milanos kishin informacione të sakta për ‘punën’ që ai bënte.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ata kanë gjetur një çantë me 43 ‘bukë’ heroine që në total shkonin në 21 kilogramë.

Gjithashtu janë gjetur dhe 2.5 kilogramë përzierës dhe 5 mijë euro kesh. Shqiptari kishte 20 vite në Itali dhe nuk ishte asnjëherë i ndaluar nga policia. Ai ishte i punësuar në mënyrë të rregullat nga një ndërmarrje.

Pas ndalimit, shqiptari është dërguar në burgun e ‘San Vittore’ me akuzën e ‘shpërndarjes së lëndëve narkotike’.

SHKARKO APP