FOTO/ Set provokues me foto në xhaminë më të madhe në Turqi, modelja arrestohet dhe shkakton polemika

Seti fotografik i një modeleje, realizuar nën instruksionet e regjisorit Bilal Kisa në xhaminë më të madhe dhe më të rëndësishme të Ankarasë, i ka shkaktuar probleme vajzës, por edhe është bërë shkak për reagime të forta.

Ajo që zemëroi turqit ishte veshja e modeles së re, e cila u konsiderua e papërshtatshme për një grua në një xhami. Modelja ka veshur një bluzë me mëngë të shkurtër dhe që i ekspozon barkun, një shall të bardhë, teksa pozon në xhaminë e Kocatepe.

Pas publikimit të fotove dhe reagimeve të shkaktuara nga zyra e guvernatorit të Ankarasë, u njoftua një hetim: “Për fotot që duket se janë bërë në xhaminë e Kocatepe në qytetin tonë dhe kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ, duke fyer adhurimin për xhaminë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?